BonuShofer.com

Pyetje të Shpeshta

Gjithçka që kandidatët pyesin më shpesh rreth patentës së shoferit në Kosovë — kostot, mosha, procesi dhe provimet.

Sa kushton patenta e shoferit në Kosovë?

+

Kostot përfshijnë: certifikata mjekësore, tarifat e autoshkollës për 20 orë teori + 20 orë praktikë, Kryqi i Kuq (16€), provimi teorik (20€), provimi praktik (20€), dhe lëshimi i patentës. Totali zakonisht sillet nga 350€ deri 600€, në varësi të autoshkollës.

Sa vjeç duhet të jesh për patentë Kategoria B?

+

Mosha minimale për të dhënë provimin është 18 vjeç. Regjistrimi në autoshkollë mund të bëhet 6 muaj para se të mbushni 18.

Sa pyetje ka provimi teorik?

+

30 pyetje nga 5 kategori, në 40 minuta. Pragu kalues është 85%.

Sa herë mund ta përsërit provimin nëse nuk kaloj?

+

Nuk ka kufi zyrtar për numrin e tentativave. Afatet mes tentativave caktohen me rregullore të Ministrisë.

A janë falas testet në BonuShofer?

+

Po. Të gjitha 509 pyetjet, të gjitha testet, dhe të gjitha veçoritë janë falas. Pa reklama, pa regjistrim.

Nga vijnë pyetjet e BonuShofer?

+

Të gjitha pyetjet janë marrë nga banka zyrtare e publikuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

A ka aplikacion mobil?

+

Jo, BonuShofer është një aplikacion web që funksionon në çdo shfletues — telefon, tablet, ose kompjuter — pa nevojë për shkarkim.

Si të paraqes provimin në eKosova?

+

Llogaria juaj në eKosova duhet të jetë e verifikuar. Në menu → Shërbimet → Automjeti → «Ndarja e terminit të provimit teorik/praktik për patent shofer» → bëni pagesën e tarifës.

Kur do të jenë gati kategoritë A, C, D, E?

+

Punojmë për t'i shtuar. Regjistrohuni në faqen kryesore për të marrë njoftim kur të jenë gati.

Si të kontaktoj BonuShofer?

+

kontakt@bonushofer.com

Gati për të praktikuar?

Fillo praktikën falas →

BonuShofer.com — Teste Patentë Shofer Kosovë

Pyetjet janë pronë e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI). Platforma ofrohet falas për qëllime edukative.

© 2026 BonuShofer.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.